Bëhet publike data e finales së BBVK: konfirmohet kjo datë

Posted by

Organizatorët e Big Brother VIP Kosova kanë bërë publike zyrtarisht datën e finales së këtij edicioni. Finalja e madhe e BBVK është caktuar të mbahet më 27 shkurt, ku do të vendoset se cili banor do të shpallet fitues i sezonit.

Ky lajm është konfirmuar nga produksioni i emisionit dhe pritet të sjellë emocionet më të forta për ndjekësit, teksa banorët do të përgatiten për momentet përmbyllëse të lojës. Për finalen, pritet edhe një spektakël i veçantë, me surpriza, performanca dhe prezencë të figurave publike.