Arsenal është finalisti i parë i UEFA Champions League për sezonin 2025/26.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta siguroi biletën për finalen në Budapest pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madrid në “Emirates”, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Heroi i mbrëmjes ishte kapiteni Bukayo Saka, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 45-të. Sulmuesi anglez përfitoi nga rikthimi i topit pas pritjes së Jan Oblak ndaj goditjes së Leandro Trossard dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Atletico u hodh në sulm dhe krijoi raste të mira, ku më i rrezikshmi ishte Giuliano Simeone, por tentativa e tij në portën bosh u ndal nga ndërhyrja vendimtare e Gabriel Magalhães.
Nga ana tjetër, Arsenali pati një tjetër rast të mirë me Viktor Gyökeres, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Me këtë sukses, Arsenali siguron finalen e parë të Champions League që nga viti 2006. Në finalen e 30 majit në Budapest, londinezët do të përballen me fituesin e çiftit Bayern Munich – Paris Saint-Germain.





