Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar rezultatin e partisë së tij pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke pranuar se pritjet kanë qenë dukshëm më të larta.
Në deklaratën e tij, Haxhiu tha se PDK nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin e arritur, duke vlerësuar se një pjesë e mbështetësve tradicionalë të partisë nuk kanë marrë pjesë në votime.
“Jo absolutisht nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat, ngase synimet kanë qenë më të larta, por si duket edhe një pjesë e elektoratit të PDK-së ka abstenuar nga zgjedhjet”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me analizën e rezultatit, por ka lënë të kuptohet se brenda partisë do të bëhet një vlerësim i plotë i performancës zgjedhore dhe faktorëve që kanë ndikuar në rezultatin final.
Deklarata e Haxhiut vjen në kohën kur partitë politike po analizojnë rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
PDK kishte hyrë në këtë garë me synimin për të rritur mbështetjen elektorale dhe për të konkurruar për udhëheqjen e qeverisë, por sipas vetë përfaqësuesve të saj, rezultati i deritanishëm nuk i ka përmbushur pritshmëritë e partisë.





