Brikena Muharremi, avokatja e parë shqiptare në Britani, garon me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Posted by

Brikena Muharremi, eksperte e fushës së drejtësisë me përvojë mbi 20-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, është pjesë e listës zgjedhore të Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Muharrem, e njohur si avokatja e parë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, garon në këto zgjedhje me numrin 32 në listën e LDK-së.

Gjatë fushatës zgjedhore, ajo është parë shpesh në aktivitete politike së bashku me Vjosa Osmani, duke marrë pjesë në takime dhe tubime me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës.

Së fundmi, Muharremi ka ftuar bashkëvendësit e saj nga Mitrovica që t’i bashkohen tubimit elektoral të LDK-së, i cili pritet të mbahet më 2 qershor në këtë qytet.

Ajo konsiderohet një nga figurat profesionale që i është bashkuar listës së LDK-së në këto zgjedhje, duke sjellë përvojën e saj në fushën e drejtësisë dhe të institucioneve ndërkombëtare.