Ish-drejtori i Transformimit në Prishtine, Gëzim Kastrati, ka reaguar publikisht pas largimit të tij nga pozita, duke lënë të kuptohet për pakënaqësi ndaj kryetarit Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati publikoi një thënie të shkencëtarit Albert Einstein, e cila u interpretua si një thumbim indirekt ndaj zhvillimeve të fundit në komunë.
“Ndoshta Universi mund të ketë kufinjë diku por budallallëku i njeriut s’ka kufi! (A. Einstein)”, ka shkruar ai.
Ky reagim vjen pasi Rama ka shkarkuar disa drejtorë komunalë në ditët e fundit, pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes me Partia Demokratike e Kosovës në kryeqytet.
Kastrati kishte mohuar fillimisht shkarkimin e tij, por postimi i fundit ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.




