“Deri kur do durohet?” – debat i ashpër në studio, Arbana shpërthen ndaj Donës

Posted by

Një debat i fortë ka shpërthyer në studio pas një situate të komentuar gjerësisht, ku Mimoza Ahmeti u akuzua për një veprim të papranueshëm ndaj Dona. Sipas pamjeve të transmetuara, Moza dyshohet se e ka goditur me shkelm konkurrenten, çka ka nxitur reagime të forta.

Teksa moderatorja Arbana Osmani po përpiqej të komentonte dhe sqaronte situatën, Dona reagoi ashpër duke kërkuar drejtësi dhe duke kritikuar sjelljen e Mozës.

“Deri kur do durohet ky njeri… Shan, bullizon… në vend që të dilte, ngrihet në piedestal”, u shpreh ajo, duke ngritur tonet në studio.

Situata u tensionua edhe më tej kur Arbana humbi durimin dhe iu përgjigj Donës me tone të forta, duke i kujtuar se edhe ajo është pjesë e produksionit që po kritikohej.

Ky moment ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në qëndrime lidhur me situatën dhe reagimet e protagonisteve.