Diana Shehu Devaja, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët e Prizren pas tubimit elektoral të mbajtur në këtë qytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar pjesëmarrësit për mikpritjen, energjinë dhe mbështetjen e treguar gjatë aktivitetit të partisë.
“Prizreni i dashur, faleminderit për mikpritjen, energjinë dhe mbështetjen që na dhatë sot. Bashkë drejt ndryshimit dhe një të ardhmeje më të mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Shehu Devaja.
Kandidatja e PDK-së theksoi se ndryshimi dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.
Tubimi në Prizren ishte pjesë e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku kandidatët e kësaj partie po prezantojnë programin dhe vizionin e tyre para qytetarëve në komuna të ndryshme të Kosovës.





