Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual është raportuar në fshatin Damian të Gjakova, ku sipas raportimeve dyshohet se një vajzë e mitur është ngacmuar nga drejtori i një shkolle.
Sipas informacioneve të publikuara, i dyshuari është Nazmi Pnishi, drejtor i shkollës në këtë zonë.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë konfirmuar se tashmë janë duke u zhvilluar veprime hetimore.
Në reagimin e institucioneve thuhet se Policia e Kosovës, në koordinim me organet përkatëse, po kryen verifikimet dhe procedurat e nevojshme.
“Policia e Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Prokuroria e Shtetit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Deri në përfundimin e procedurave ligjore, të gjitha palët gëzojnë prezumimin e pafajësisë.




