Elijona dhe Klodi konfirmojnë romancën, publikojnë pamje magjike

Posted by

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh nga ndjekësit, duket se tashmë gjithçka është zyrtare. Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Eljona Binakaj dhe Klodian Mihaj, kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Çifti ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje romantike, ku shfaqen së bashku në një atmosferë të veçantë dhe plot emocione. Fotografitë dhe videot e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë mbushur komentet me urime dhe mesazhe pozitive.Pamjet tregojnë një afërsi të dukshme mes tyre, duke i dhënë fund zërave që qarkullonin prej kohësh për një romancë të mundshme.

Elijona dhe Klodi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, ku krijuan një raport të afërt që vazhdoi të komentohej edhe pas përfundimit të spektaklit.

Me publikimin e këtyre momenteve romantike, dyshja duket se ka vendosur të mos e fshehë më lidhjen e tyre, duke e ndarë lumturinë me ndjekësit.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë kryesisht pozitive, me shumë fansa që i kanë cilësuar si një nga çiftet më të pëlqyera të krijuara pas përfundimit të formatit televiziv.