Fabjola i jep fund raportit me Adionin pas mesazhit të familjes: “Duhet të distancohemi”

Posted by

Një tjetër moment i fortë emocional ka ndodhur në Ferma VIP 3, ku Fabjola Elezaj ka marrë një vendim të vështirë për raportin e saj me Adioni.

Pas spektaklit të së premtes, ku në studio u shfaq vëllai i saj dhe përcolli një mesazh të qartë nga familja, Fabjola vendosi të flasë drejtpërdrejt me Adionin në dhomën e rrëfimit.

Ajo i bëri të ditur se duhet të distancohen, duke respektuar kërkesën e familjarëve të saj jashtë.

“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë… familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate,” u shpreh ajo.

Fabjola tregoi se ndihet e rënduar emocionalisht dhe fajtore për situatën, duke theksuar se presioni nga jashtë e ka detyruar të marrë këtë vendim të dhimbshëm.

Pas bisedës, dyshja vendosën të ndërpresin raportin dhe të vazhdojnë veçmas rrugëtimin e tyre në spektakël.

Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e lojës, ndërsa publiku po reagon me emocione të forta ndaj situatës së krijuar.