Fabjola reagon pas largimit nga Ferma VIP: “Prap i hupa krejt çka pata”

Posted by

Pas eliminimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një gjendje emocionale dhe reflektuese.

Largimi i saj nga formati erdhi pas një televotimi të hapur nga produksioni, si pasojë e gjuhës fyese që ajo përdori gjatë “Prime”-it të së hënës. Publiku vendosi që rrugëtimi i saj në fermë të përfundonte të premten.

Në postimet e fundit, Fabjola ka publikuar pjesë nga kënga “Nuk po ec” e Yll Limani, me vargje si: “Prap i hupa krejt çka pata”, “Nuk po ec” dhe “Po du mu kthy kur u kon’ mirë”.

Ndjekësit i kanë interpretuar këto postime si një reflektim për situatën që po kalon pas daljes nga reality show.

Menjëherë pas eliminimit, Fabjola ishte shfaqur e prekur dhe kishte pranuar publikisht se kishte gabuar, duke e cilësuar vendimin e publikut si të drejtë.

Ajo kishte treguar gjithashtu se shqetësimi më i madh për të ishte nëse kishte zhgënjyer familjen e saj, të cilën e konsideron pikën më të ndjeshme në jetën personale.

Përmes këtyre reagimeve, Fabjola duket se po përpiqet të shprehë pendimin dhe gjendjen emocionale që po përjeton pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP 3”.