Fadil Geci, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një vizitë në Deçan, ku është takuar me qytetarë dhe mbështetës të partisë.
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka falënderuar qytetarët e Deçanit për pritjen dhe mbështetjen që, sipas tij, po i japin LDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në postimin e tij, ai ka shkruar:
“LDK 113
Fadil Geci 42
Deçani nuk zhgënjen kurrë!
Përkrahja e madhe dhe mikpritja e ngrohtë e qytetarëve të Deçanit na japin edhe më shumë forcë në rrugën drejt fitores.
Faleminderit Deçan për besimin dhe mbështetjen e fuqishme!”
Geci është një nga kandidatët e LDK-së që po zhvillon takime me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.





