Fansi i dhuron një dhuratë të rrallë Elijonës – surpriza që “prek qiellin”!

Posted by

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, falë lidhjes së fortë që ka krijuar me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë në rrjetet sociale një dhuratë të rrallë dhe mjaft emocionuese që e ka lënë pa fjalë.

Përmes një Instastory, Elijona publikoi një certifikatë ku shihet se një fans ka “regjistruar” një yll në hapësirë me emrin e saj të plotë. Sipas dokumentit të International Space Registry, ylli me koordinata specifike tashmë mban emrin “Elijona Binakaj”.

Ky gjest simbolik, që synon të përjetësojë emrin e saj mes yjeve, është pritur me shumë emocion nga ajo, e cila ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndërkohë, përveç kësaj surprize që “prek qiellin”, Elijona po shijon edhe disa ditë pushimi në Egjipti.

Ajo ka ndarë pamje nga resortet luksoze dhe momentet relaksuese buzë detit, duke treguar se po kalon një periudhë shumë të bukur pas eksperiencës në reality show.

Mes vëmendjes së madhe të publikut dhe qetësisë së pushimeve, duket se Elijona po e shijon maksimalisht këtë kapitull të ri të jetës së saj.