Fermeri braktis “Ferma VIP 3” live: “Nuk mund të rri më në këtë ambient”

Posted by

Një moment i papritur ka shënuar nisjen e spektaklit të së premtes në Ferma VIP 3, ku Ermiona Lekbello vendosi të ndërpresë menjëherë rrugëtimin e saj.

Sapo moderatorja Arbana Osmani u lidh drejtpërdrejt me fermerët, Ermiona bëri një kërkesë të papritur për t’u larguar nga shtëpia.

“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient,” u shpreh ajo.

Ajo theksoi se nuk ndihet mirë në ambientin e krijuar dhe se situatat brenda fermës janë bërë të papërballueshme për të.

Largimi i saj erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe surprizoi si banorët, ashtu edhe publikun, duke shtuar pikëpyetje mbi dinamikat dhe tensionet që po zhvillohen brenda shtëpisë.

Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në vijimësinë e lojës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektohet ky vendim në raportet mes konkurrentëve të mbetur.