Fero habit rrjetin, shfaqet me dy armë të gjata

Posted by

Fero ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit, ku është shfaqur duke mbajtur në duar dy armë të gjata.

Reperi publikoi fotografinë në llogarinë e tij sociale, të shoqëruar me mbishkrimin: “Sapo i bleva këto dyja”.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta dhe diskutime mes ndjekësve, të cilët janë habitur nga veprimi dhe imazhi i publikuar nga artisti.

Deri më tani, Fero nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyen apo motivin e blerjes së armëve.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke rikthyer edhe një herë reperin në qendër të vëmendjes mediatike.