Gjesti nuk ka ndërmend të ndalet dhe këtë e ka dëshmuar sërish me lëvizjen e fundit në rrjetet sociale.
Këngëtari ka publikuar një “dump” me 17 fotografi, duke u dhënë fansave një pasqyrë ekskluzive nga prapaskenat e procesit të tij kreativ. Këtë herë, ai ka zgjedhur të largohet nga studiot urbane dhe të izolohet në një vilë mes natyrës, ku po punon për projektet e reja muzikore.
Pamjet tregojnë një atmosferë të relaksuar dhe plot stil, ku nuk mungojnë detajet karakteristike të artistit – nga veshjet e markës Supreme, deri te elemente kreative si aksesorët e pazakontë dhe momentet spontane.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një “screenshot” i një skedari audio të titulluar “FUQISHËM-demo1”, duke zbuluar kështu emrin e këngës së tij të ardhshme.
Në këtë projekt, Gjesti nuk është vetëm. Në pamje shihet edhe Gimbo, me të cilin po punon intensivisht në studio.
Duke gjykuar nga titulli dhe energjia që transmetojnë pamjet, pritet që projekti i ri të jetë një tjetër hit për artistin.
Tani mbetet vetëm të zbulohet data e publikimit, ndërsa fansat tashmë janë në pritje të “FUQISHËM”.





