Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK-së, kërkohen 60 ditë shtesë

Posted by

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar zyrtarisht se është shtyrë afati për shpalljen e vendimit final në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Gjykata Speciale në Hagë, paneli i gjyqtarëve ka kërkuar kohë shtesë prej 60 ditësh për shkak të volumit të madh të provave dhe kompleksitetit të procedurës gjyqësore.

“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur se publiku do të informohet sapo të caktohet një datë konkrete për shpalljen e aktgjykimit.

Sipas rregullave procedurale, ekziston mundësia që trupi gjykues të marrë edhe një vendim tjetër për zgjatje shtesë të afatit, nëse vlerësohet e nevojshme.

Rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një nga proceset më të rëndësishme dhe më komplekse që po zhvillohet në Hagë.