“Harroi” paralajmërimin e vëllait, Fabjola kapet shumë pranë Adionit në Ferma VIP

Posted by

Edhe pse gjatë një “Prime” në Ferma VIP vëllai i saj i kërkoi qartë të mos krijonte një lidhje dashurie brenda formatit, Fabjola Elezaj duket se nuk po i qëndron këtij qëndrimi.

Mbrëmjen e sotme, ajo është parë shumë e afërt me Adioni, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te raporti i tyre.

Në një moment të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit, Fabjola shihet pranë shtratit të Adionit, duke i qëndruar afër dhe duke e ledhatuar, një gjest që nuk ka kaluar pa u komentuar nga publiku.

Pavarësisht mesazhit të fortë nga familja, duket se afrimiteti mes tyre po rritet, duke lënë të kuptohet se pëlqimi është i ndërsjellë.

Se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie në vazhdim mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: dinamika mes Fabjolës dhe Adionit po bëhet gjithnjë e më interesante për ndjekësit e formatit.