Një deklaratë e fortë nga Ilir Shaqiri ka ndezur debat në rrjetet sociale, pasi ai komentoi ashpër vëmendjen që po merr Mimoza Ahmeti nga publiku.
Gjatë një diskutimi, Shaqiri nuk i kurseu fjalët, duke i cilësuar ndjekësit e poetes si “budallenj” dhe “dështakë shtëpiakë”, duke vënë në pikëpyetje arsyen e mbështetjes së madhe që ajo po merr online.
Sipas tij, kjo përkrahje nuk ka bazë reale dhe komentet pozitive që qarkullojnë në rrjete sociale janë të ekzagjeruara.
Ai komentoi gjithashtu edhe gjestin e Tayna, e cila i bëri një surprizë Mimoza Ahmetit përmes një droni. Shaqiri e cilësoi këtë veprim si një strategji të mirëllogaritur për përfitime personale dhe rritje të ndjekësve në rrjetet sociale.
“Investojnë një shumë për atë gjest dhe marrin mijëra ndjekës… është një zinxhir interesash,” u shpreh ai.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta online, ku shumë përdorues kanë kritikuar tonin dhe përmbajtjen e komenteve, duke e konsideruar qëndrimin e tij të tepruar.





