Një reagim i fortë ka ardhur nga familja e Sara Karaj pas debatit të ashpër me Mimoza Ahmeti në Ferma VIP.
Situata u tensionua kur gjatë një momenti pune, Moza përmendi fëmijët e Sarës, një detaj që e preku thellë konkurrenten dhe e bëri të shpërthente në lot.
Në reagimin e tyre, familjarët e Sarës theksuan se në këtë rast janë kaluar kufijtë, duke e cilësuar përfshirjen e familjes dhe fëmijëve si të papranueshme dhe jashtë çdo norme etike.
Ata pranuan se reality show-t karakterizohen nga dinamika të forta dhe përplasje mes konkurrentëve, por nënvizuan se kjo nuk duhet të shkojë deri te cenimi i çështjeve personale dhe të ndjeshme.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që e konsiderojnë pjesë të lojës dhe atyre që mendojnë se kufijtë janë tejkaluar.




