“Kam qenë kudo!” – Vjosa Osmani reagon ndaj kritikave për vizitat te qytetarët

Posted by

Ish-presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave që sugjerojnë se ajo vetëm kohët e fundit ka nisur t’i vizitojë qytetarët.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Osmani i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se gjatë mandatit të saj ka qenë vazhdimisht në terren.

“Gjatë 5 viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë,” u shpreh ajo.

Osmani përmendi se ka zhvilluar vizita në fshatra, lagje, shkolla, spitale dhe institucione të ndryshme, duke theksuar se angazhimi i saj ka qenë i vazhdueshëm dhe jo i kufizuar në një periudhë të caktuar.

Ajo shtoi se lidhja me qytetarët mbetet themeli kryesor i angazhimit të saj publik, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “Shihemi në komunën e radhës”.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur aktivitetet politike dhe vizitat në terren janë shtuar, duke nxitur diskutime dhe komente në opinionin publik.