Kapen sërish bashkë në Tiranë – Elijona dhe Klodi drejt një romance?

Posted by

Elijona dhe Klodi janë parë sërish bashkë në rrugët e Tirana, duke rindezur menjëherë thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Afrimiteti i dyshes kishte nisur që gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 4, por spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas daljes nga formati, sidomos pasi Klodi konfirmoi ndarjen nga partnerja e tij.

Edhe pse Elijona e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj tij, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për statusin e marrëdhënies.

Kjo heshtje vetëm sa ka shtuar kuriozitetin e fansave, të cilët po aludojnë se mund të kemi të bëjmë me çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar.

Ndërkohë, çdo paraqitje e tyre së bashku po ndiqet me vëmendje të madhe në rrjetet sociale.