Karim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, ku është shfaqur në një ambient mbresëlënës malor, i rrethuar nga natyra dhe kuajt.
I veshur me stil sportiv dhe brenda një mjeti “off-road”, Karim ka realizuar me duar simbolin e shqiponjës shqiptare, ndërsa në fotografi bie në sy edhe emblema kuq e zi.
Pamja patriotike dhe atmosfera unike e postimit kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe mënyrën se si ka shprehur krenarinë shqiptare.
Komentet në rrjetet sociale janë fokusuar kryesisht te simbolika kombëtare dhe lidhja që ai po tregon vazhdimisht me Kosova dhe kulturën shqiptare.
Karim, i cili shpesh është quajtur nga fansat si “dhëndri i Kosovës”, duket se po e shpreh gjithnjë e më shumë afërsinë dhe dashurinë për shqiptarët përmes postimeve dhe simbolikave të ndryshme patriotike.





