“Kritika” me flirt? Klodi dhe Elijona ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin në rrjet

Posted by

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Klodi dhe Elijona, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ndërsa prej kohësh përflitet për një romancë të mundshme mes tyre, së fundmi janë komentet në rrjetet sociale ato që kanë marrë gjithë vëmendjen.

Ishte Elijona ajo që fillimisht e “kritikoi” Klodin për veshjen e tij, në një mënyrë plot humor, duke i dhënë një ton ngacmues bisedës.

Por Klodi nuk e la me kaq – ai reagoi menjëherë duke ia kthyer “me të njëjtën monedhë”, duke e kritikuar edhe ai në të njëjtin stil.

Ky shkëmbim komentesh ka bërë që ndjekësit të dyshojnë edhe më shumë për natyrën e raportit të tyre, duke parë një kimi të dukshme mes dyshes.

A është kjo thjesht shoqëri me humor apo diçka më shumë? Për momentin, Klodi dhe Elijona po dinë si ta mbajnë publikun në kuriozitet.