Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ky projektligj konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt reformimit të sistemit shëndetësor dhe sigurimit të mbulimit më të gjerë për qytetarët.
Gjatë seancës, Ministria e Shëndetësisë përmes ministrit të saj ka sqaruar mungesën në diskutimet paraprake për këtë projektligj.
Ministri theksoi se nuk kishte marrë ftesë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit parlamentar, duke kërkuar falje për mospjesëmarrjen.
“Sinqerisht besoj se mund ta vërtetoni nga sekretaria e Kuvendit që nuk kam qenë i ftuar. Nëse do të isha pjesë e diskutimeve, ato do të kishin prodhuar rezultate edhe në kundërshtimet potenciale që mund t’i kishim,” u shpreh ai.
Megjithatë, ai shtoi se ka marrë komente nga akterë të ndryshëm dhe se është i hapur për bashkëpunim në fazat e mëtejshme të zbatimit të ligjit.
Miratimi i këtij projektligji pritet të ndikojë drejtpërdrejt në organizimin dhe financimin e kujdesit shëndetësor në vend.





