Një lajm i publikuar fillimisht nga Prive by Liberta Spahiu ka marrë jehonë të madhe edhe në Turqi, duke e kthyer në një nga temat më të komentuara të showbizit të momentit.
Në qendër të vëmendjes janë këngëtari shqiptar Butrint Imeri dhe aktorja e njohur turke Su Burcu Yazgı Coşkun.
Sipas raportimeve, gjithçka nisi pasi Su Burcu u pa në eventin privat të organizuar nga Butrint Imeri për promovimin e albumit të tij të ri, I Pari, i cili publikohet më 10 qershor 2026.
Eventi, sipas raportimeve, ishte shumë i kufizuar dhe i rezervuar vetëm për familjarë, bashkëpunëtorë të afërt dhe miq të ngushtë, gjë që ka shtuar dyshimet për raportin mes dy yjeve.
Pas publikimit të pamjeve, media dhe faqe të njohura turke kanë nisur të raportojnë gjerësisht për një romancë të mundshme mes tyre. Llogari të njohura si @akilliofficial, si dhe portale të mëdha turke, kanë publikuar artikuj me tituj që sugjerojnë se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie.
Su Burcu Yazgı Coşkun konsiderohet një nga yjet më të mëdha të brezit të ri në Turqi. Ajo fitoi famë të madhe me rolin e saj në serialin Kardeşlerim dhe më pas me paraqitjen në Bir Gece Masalı.
Me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe një karrierë në ngritje, emri i saj është ndër më të komentuarit në industrinë turke të argëtimit.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve të shumta, as Butrint Imeri dhe as Su Burcu Yazgı Coşkun nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht një lidhje romantike.
Për momentin, prania e aktores në eventin privat të këngëtarit mbetet elementi kryesor që ka nxitur zërat për një romancë të mundshme, ndërsa fansat presin me interes nëse dyshja do të reagojë në ditët në vijim.




