Gjesti ka rikthyer vëmendjen e fansave me një lajm që po bën bujë në rrjetet sociale. Artisti ka paralajmëruar publikimin e një EP-je të re, që do të vijë në bashkëpunim me DJ-në e tij, DJ Gimbo.
Ky projekt është pritur me shumë entuziazëm nga ndjekësit, të cilët prej kohësh kishin mungesë të prezencës së tij në skenë. Reagimet pozitive duket se e kanë motivuar edhe më shumë artistin.
Vetëm pak më parë, Gjesti ka publikuar një pjesë nga një prej këngëve të këtij projekti të ri në Instagram, duke ndezur edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Kënga titullohet “MEME” dhe pritet të jetë një nga projektet që do të dominojë në periudhën e ardhshme, duke shënuar një rikthim të fortë për artistin.
Fansat tashmë janë në pritje të publikimit të plotë të këngës dhe EP-së, që premton të sjellë një frymë të re në skenën muzikore shqiptare.





