Mimoza Ahmeti sfidon Era Istrefin nga Ferma VIP

Posted by

Eksperienca e Mimoza Ahmeti brenda Ferma VIP po vazhdon të dhurojë momente që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Poetja, e njohur për natyrën e saj pa filtra dhe humorin karakteristik, këtë herë ka gjetur një mënyrë origjinale për të komunikuar me botën jashtë.

Pas momentit kur qielli i fermës u ndriçua nga një dron i dërguar nga Tayna, Mimoza vendosi të mos ndalet me kaq.

Ajo i është drejtuar publikisht këngëtares Era Istrefi me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe plot humor:

“O Era Istrefi, na dërgo një dron mi,” u shpreh ajo, duke shkaktuar menjëherë reagime dhe komente të shumta në rrjet.

Kjo thirrje është interpretuar si një “sfidë” miqësore ndaj Erës, ndërsa fansat presin me kuriozitet nëse këngëtarja do t’i përgjigjet kësaj kërkese të pazakontë.

Momentet spontane të Mimoza Ahmetit vazhdojnë ta mbajnë atë në qendër të vëmendjes, duke e kthyer në një nga personazhet më të komentuara të spektaklit.