Finalisti i Big Brother VIP Albania, Armir Shahini, ka dhënë intervistën e tij të parë për Top Channel pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë bisedës, Miri u shpreh se nuk ndihet aspak i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion, pavarësisht se u rendit i dyti në finale.
Ai komentoi edhe fitoren e Selin Bollati, duke thënë se i është bërë qejfi për suksesin e saj dhe se e kishte parashikuar një gjë të tillë që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Sipas tij, nëse Selini fitonte, atëherë në një farë mënyre e kishte fituar edhe ai.
Miri theksoi se nuk është penduar për asnjë moment të lojës së tij, duke shtuar se ky eksperiencë i ka dhënë mundësinë të tregojë një anë më të afërt dhe më njerëzore të vetes para publikut.
Ai u shpreh se ndonëse ndonjëherë mirësia mund të interpretohet si dobësi, ai ka arritur që njerëzit ta njohin si një person me zemër të madhe.
“Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që publiku të më njohë më shumë dhe më afër,” u shpreh ai ndër të tjera.
Rrugëtimi i tij 120-ditor në shtëpi, sipas Mirit, ishte një përvojë intensive dhe ndryshe nga çdo kompeticion tjetër ku ka marrë pjesë më parë.





