Moment i fortë në Ferma VIP : Vëllai i Fabjolës i kërkon të largohet nga spektakli

Posted by

Një moment i papritur dhe emocional ka ndodhur në spektaklin e së premtes të Ferma VIP 3, ku Fabjola Elezaj u përball me një mesazh të drejtpërdrejtë nga familja e saj.

Në studio u shfaq vëllai i saj, Fabiani, i cili foli hapur për qëndrimin e familjes lidhur me raportin e saj me Adioni.

Ai bëri të qartë se familja nuk e mbështet këtë lidhje dhe e pyeti Fabjolën nëse i kujtohej se çfarë kishte deklaruar para hyrjes në spektakël, duke nënkuptuar se ajo ka ndryshuar qëndrim.

Situata u tensionua edhe më shumë kur ai i sugjeroi që të ndërpresë jo vetëm marrëdhënien, por edhe vetë rrugëtimin në spektakël.

Pas këtij momenti, Fabjola u rikthye në shtëpi e tronditur emocionalisht. Ajo u shfaq e prekur dhe kërkoi falje ndaj familjes, duke lënë të kuptohet se ndjen peshën e situatës dhe ndikimin që kjo ngjarje ka jashtë formatit.

Ky episod ka prekur publikun dhe pritet të ndikojë në vijimësinë e lojës dhe vendimet e saj brenda fermës.