“Mos na shkelni!” – protestë e fuqishme e punëtorëve në qendër të Prishtinës

Posted by

Në kuadër të Dites Ndërkombëtare te Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka nisur një protestë në Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtina.

Protestuesit janë mbledhur me pankarta në duar, ku shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. Mesazhet e tyre janë të forta dhe direkte, si: “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë” dhe “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”.

Marshimi protestues pritet të vazhdojë drejt zonës ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë, duke e kthyer këtë ditë në një thirrje të fuqishme për më shumë të drejta dhe siguri për punëtorët.

Kjo protestë vjen si reagim ndaj kushteve të vështira të punës dhe mungesës së mbrojtjes së mjaftueshme për punëtorët e sektorit privat, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre deri në realizimin e tyre.