Muriqi shkruan histori në Spanjë! Thyen rekordin e Eto’o dhe synon fronin e LaLigës

Posted by

Ylli i Kombëtarja e Kosovës, Vedat Muriqi, ka hyrë në historinë e RCD Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit.

Sulmuesi kosovar theu rekordin e mbajtur nga legjenda Samuel Eto’o, i cili kishte realizuar 54 gola me fanellën e Mallorcas. Muriqi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit, duke arritur në kuotën e 55 golave dhe duke kaluar përfundimisht kamerunasin në listën historike.

Por forma e tij fantastike nuk ndalet këtu. “Pirati” është shumë pranë një tjetër arritjeje të madhe, pasi ndodhet vetëm dy gola larg kryesimit të listës së golashënuesve në La Liga. Aktualisht, listën e kryeson Kylian Mbappé me 23 gola, ndërsa Muriqi e ndjek nga afër me 21 realizime këtë sezon.

Forma e tij e shkëlqyer po e kthen në një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Spanjë, ndërsa tifozët e Mallorcas dhe të Kosovës presin që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të thyejë edhe më shumë rekorde.