NATO ka njoftuar se avionët e parë luftarakë Lockheed Martin F-35 Lightning II kanë mbërritur në Poloni.
Aleanca publikoi fotografi nga ceremonia dhe e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik për Forcën Ajrore Polake dhe për krahun lindor të NATO-s.
“Avionët e parë luftarakë F-35 kanë mbërritur në Poloni. Një moment historik për Forcën Ajrore Polake dhe pjesën lindore të NATO-s, duke shënuar vendosjen e përhershme të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë në rajon”, thuhet në postimin zyrtar të NATO-s në Facebook.
Vendosja e avionëve F-35 konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe deterrencës së aleancës në Evropën Lindore.
6
Avionët F-35 janë ndër mjetet më moderne luftarake në botë dhe njihen për teknologjinë stealth, sistemet e avancuara të radarit dhe aftësitë shumëfunksionale në operacionet ajrore.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të rritjes së fokusit të NATO-s në sigurinë e krahut lindor të aleancës dhe forcimit të pranisë ushtarake në rajon.





