Ndërron jetë në moshë të re zyrtari i AAK-së nga Deçani

Posted by

Ka ndërruar jetë në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Deçan.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sa e randë me u zgju me një lajm të tillë të rëndë. Na tronditi lajmi për ikjen tande të hershme, Rifat. Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rifatin!”, ka shkruar Kadrijaj.

Vdekja e tij ka ngjallur reagime dhe ngushëllime të shumta nga miq, kolegë dhe përfaqësues politikë.