Një imazh i pazakontë me një dele rozë ka pushtuar rrjetet sociale, duke ngritur shumë pikëpyetje te fansat dhe duke u kthyer menjëherë në viral. Postimi i publikuar nga three60_music ka tërhequr vëmendje të madhe, por “sekreti” i vërtetë qëndronte te emrat e etiketuar në foto.
Në imazh janë etiketuar Gjesti dhe DJ Gimbo, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor që po vjen nga dyshja.
Fansat kanë reaguar menjëherë me komente plot humor dhe kuriozitet, duke aluduar për një hit të ri dhe duke pyetur se çfarë simbolizon “delja rozë”. Kjo fushatë kreative duket se ka arritur qëllimin e saj, duke rritur pritshmëritë për publikimin e radhës.
Ndërkohë, sipas emisionit Prive By Liberta Spahiu, artisti është duke punuar intensivisht për një EP të ri, i cili pritet të përmbajë pesë këngë të reja.
Ky mini-album thuhet se është shumë pranë publikimit, ndërsa imazhi enigmatik duket të jetë vetëm një hyrje vizuale për epokën e re muzikore që Gjesti dhe DJ Gimbo po përgatisin për fansat.





