“Një jetë plot dhimbje shqiptare” – urimi emocionues i Haradinajt për nënën e tij

Posted by

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë një urim emocional për nënën e tij, Nëna Rukë, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj publikoi një fotografi pranë nënës së tij, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë.

“Urime ditëlindjen, Nana Rukë! Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy ndër breza! Të paçim me shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar ai.

Postimi është pritur me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe jetë të gjatë nënës së familjes Haradinaj.