Pas tre vitesh mungesë nga rrjetet sociale, Rinori dhe Njomza janë rikthyer përmes një interviste ekskluzive, ku kanë folur hapur për arsyet e largimit të tyre nga jeta publike.
Dyshja, të cilët dikur ishin ndër figurat më të ndjekura në trojet shqiptare, zbuluan se shkaku kryesor i shkëputjes lidhej me një periudhë të vështirë personale që përjetoi Njomza pas lindjes së vajzës së tyre, Ayanës.
Në rrëfimin e saj emocional, Njomza tregoi se kishte kaluar depresion pas lindjes, gjendje që ndikoi jo vetëm tek ajo, por edhe në raportin me partnerin e saj.
“Pas lindjes së Ayanës, kam rënë shumë në depresion. Nuk e kam treguar kurrë këtë send, por kam mundur me u vërejt që nuk kam qenë mirë”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se gjatë asaj periudhe ndihej e izoluar, qante shpesh dhe kishte vështirësi të kontrollonte emocionet dhe sjelljen e saj.
“I thojsha Rinorit duro… Ia kam nxi edhe këti. Qajsha, u bëjsha agresive. Nuk kam mundur ta kontrolloj”, rrëfeu Njomza.
Sipas saj, largimi nga Instagrami dhe rrjetet sociale ishte pjesë e përpjekjes për t’u përballur me gjendjen psikologjike dhe për t’i dhënë vetes kohë për shërim.
Sot, ajo thotë se e ka kaluar atë fazë të vështirë dhe është rikthyer më e fortë, duke treguar edhe transformimin e saj fizik, ku ka humbur afro 50 kilogramë.
Rrëfimi i saj është pritur me shumë mbështetje dhe komente pozitive nga ndjekësit në rrjetet sociale.




