Nora Istrefi reagon për ribashkimin me Robert Berishën dhe lë gjithçka të hapur

Posted by

–

Nora Istrefi ka reaguar për herë të parë ndaj zërave për një rikthim të mundshëm me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berisha, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth raportit të tyre.

E pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicra, këngëtarja zgjodhi ta marrë situatën me humor, duke reaguar me një buzëqeshje: “A fillut ju?”.

Megjithatë, gjatë bisedës ajo dha edhe një përgjigje më të thellë lidhur me marrëdhëniet dhe mundësitë e dyta. Sipas saj, çdo njeri meriton një shans të dytë, por jo gjithmonë një të tretë, duke lënë të kuptohet se nuk e përjashton plotësisht një rikthim në momentin e duhur.

Nora konfirmoi gjithashtu se mes tyre ekziston ende një raport i mirë dhe komunikim i hapur, duke pranuar se kanë kaluar kohë së bashku edhe pas ndarjes.

Këto deklarata kanë rikthyer në vëmendje historinë e tyre dhe kanë ndezur sërish spekulimet në rrjetet sociale për një ribashkim të mundshëm mes dy artistëve.