“NUK E HARROI!” – Vlora Çitaku Emocionon me Rrëfimin për Dasmën e Luan Haradinajt

Posted by

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djali i Shkëlzen Haradinaj, duke e shoqëruar postimin me një rrëfim thellësisht emocional.

Në fjalët e saj, Çitaku kujtoi një moment të veçantë para shumë vitesh, gjatë një aktiviteti në Epopeja e Dukagjinit, kur kishte takuar Luanin ende fëmijë. Ajo tregoi se në atë kohë, me një buzëqeshje, i kishte thënë që kur të rritej dhe të martohej, të mos harronte ta ftonte në dasmën e tij.

Sipas saj, ky premtim nuk u harrua kurrë.

“Me shumë dashuri mora pjesë në dasmën e Luanit… Luanit që u rrit pa e njohur babanë dhe axhën, por që me krenari mban emrin e tij. Një emër që nuk është vetëm kujtim, por përgjegjësi, dinjitet dhe vazhdimësi,” shkroi ajo.

Çitaku përshkroi gjithashtu një moment prekës nga e kaluara, kur Luani, ende fëmijë, tregonte një pjekuri të rrallë, ndërsa vite më vonë ajo e pa të rritur, i veshur me uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

“Dhe ja, pas më shumë se një dekade, më erdhi ftesa. Nuk kishte harruar Luani,” përfundoi ajo, duke e quajtur atë “Luanin e Kosovës”.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke prekur publikun me mesazhin e besës, kujtesës dhe respektit ndër vite.