Numërohen 28.85% e votave me kusht, LVV prin me mbi 40%, Kurti kandidati më i votuar

Posted by

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri më tani 28.85 për qind të votave me kusht nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 671 vota, apo 40.99 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 403 vota ose 24.62 për qind, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 243 vota apo 14.84 për qind.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban pozitën e katërt me 161 vota ose 9.84 për qind.

Kandidatët më të votuar në LVV

  • Albin Kurti – 547 vota
  • Glauk Konjufca – 416 vota
  • Albulena Haxhiu – 247 vota
  • Hekuran Murati – 198 vota
  • Donika Gërvalla-Schwarz – 190 vota

Kandidatët më të votuar në PDK

  • Bedri Hamza – 319 vota
  • Përparim Gruda – 252 vota
  • Arian Tahiri – 185 vota
  • Uran Ismaili – 173 vota
  • Sala Jashari – 141 vota

Kandidatët më të votuar në LDK

  • Vjosa Osmani – 154 vota
  • Lumir Abdixhiku – 129 vota
  • Doarsa Kica-Xhelili – 115 vota
  • Hykmete Bajrami – 96 vota
  • Avdullah Hoti – 87 vota

Procesi i numërimit të votave me kusht po vazhdon, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen vazhdimisht deri në përfundimin e plotë të numërimit.