Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, janë numëruar 7.45 për qind e votave, që përkthehen në 185 kuti votimi të përpunuara në qendrat komunale të numërimit.
Në radhët e Partia Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër Bedri Hamza është aktualisht kandidati më i votuar.
Pas tij renditet Përparim Gruda, ndërsa në mesin e kandidatëve që kanë siguruar numër të lartë votash deri në këtë fazë të numërimit janë edhe:
- Arian Tahiri
- Uran Ismaili
- Vlora Çitaku
- Sala Jashari
- Elmi Reçica
- Arbnore Salihu
- Kosovare Murseli
- Arben Mustafa
Rezultatet mbeten ende preliminare, pasi pjesa më e madhe e votave nuk është numëruar ende dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim.
Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha qendrat e numërimit në vend, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja periodike për garën e kandidatëve për deputetë.





