Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet politike në Kosova, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka komentuar situatën aktuale dhe zgjedhjet e ardhshme, duke përdorur një metaforë ironike për opozitën.
“Opozita po i bën vetes ‘zarf të zi’,” ka shkruar Rexha, duke lënë të kuptohet se veprimet e tyre po dëmtojnë vetë shanset elektorale.
Ai ka shkuar edhe më tej, duke bërë një parashikim konkret për rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë mbi 59% të votave, duke tejkaluar edhe rezultatet e mëparshme.
Ky reagim vjen në një moment kur debati politik në vend është i ndezur, ndërsa gjithnjë e më shumë figura publike po përfshihen në komentimin e zhvillimeve politike.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i këngëtarit do të rezultojë i saktë kur qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e ardhshme.





