Pas ndarjes nga Alba, Lim Hoti bën veprimin që po çmend rrjetin

Posted by

Pas ndarjes së bujshme nga Alba Pollozhani, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim të fundit në Instastory.

Duket se ai po ndjek nga afër zhvillimet në Big Brother VIP Albania, pasi ka shprehur hapur mbështetjen për finalisten Selina.

Ky veprim ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë për një raport të mundshëm mes tyre. Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shoqëri apo thjesht për simpati që Limi ka krijuar gjatë ndjekjes së spektaklit.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje të tij, duke pritur për më shumë detaje rreth kësaj mbështetjeje që ka ngritur kaq shumë pikëpyetje.