PDK paralajmëron lëvizje të forta politike – Hamza thërret mbledhje vendimtare më 20 prill

Posted by

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe organizimi i brendshëm i partisë.

Në këtë takim, kryetari Bedri Hamza së bashku me anëtarët e kryesisë kanë vendosur që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së më 20 prill.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kësaj mbledhjeje pritet të publikohet një deklaratë politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me situatën aktuale në vend dhe çështjet me interes për qytetarët.

Gjatë diskutimeve është theksuar rëndësia e forcimit të organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë, me synimin për një angazhim më të madh në proceset politike dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm politik në vend, ku partitë po përgatiten për vendime të rëndësishme në skenën institucionale.