Pushime luksi në Como! Zhegrova “arratiset” në një nga hotelet më elitare në botë

Posted by

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, po shijon disa ditë pushimi në një nga destinacionet më luksoze në Evropë.

Përmes postimeve në Instagram, ai ka zbuluar se ndodhet në Grand Hotel Tremezzo, i vendosur në brigjet ikonike të Liqeni i Comos, në Tremezzina.

Zhegrova ka ndarë pamje nga ambienti i jashtëm i resortit, ku arkitektura madhështore Art Nouveau ndërthuret me kopshte spektakolare dhe pamje panoramike nga liqeni.

Në video bien në sy detajet luksoze, përfshirë pishinat karakteristike që krijojnë një kontrast të bukur me ujin e kaltër dhe natyrën alpine përreth.

Megjithatë, futbollisti është treguar i rezervuar për jetën private, duke mos zbuluar nëse po i shijon këto pushime i vetëm apo në shoqëri.

Zgjedhja e këtij destinacioni ekskluziv tregon edhe një herë stilin dhe preferencat e Zhegrovës për pushime në vende elitare dhe të rafinuara.