Sot është shënuar përvjetori i ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinaj, babait të liderit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, Ramush Haradinaj, së bashku me nënën e tij, Rukë Haradinaj, kanë bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit, duke kujtuar jetën dhe kontributin e tij.
Haradinaj ka ndarë edhe një mesazh përkujtimor në rrjetet sociale, ku e ka kujtuar babanë e tij me respekt dhe mirënjohje.
“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të babës tonë dhe bashkëluftëtarit, Hilmi Haradinaj”, ka shkruar ai.
Hilmi Haradinaj njihet si një figurë e respektuar në familjen Haradinaj dhe në komunitetin e tij, ndërsa kujtimi për të vazhdon të nderohet çdo vit nga familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët.
Homazhet e sotme u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe familjare, në shenjë respekti për jetën dhe trashëgiminë që ai la pas.





