I dënuari për krime lufte, Ratko Mladić, është shtruar në spital në Hagë me simptoma që dyshohet se lidhen me një goditje në tru.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj dhe është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladić. Sipas tij, ai kishte komunikuar me të atin vetëm pak orë më parë, përpara se të merrte njoftimin se ai ishte transferuar sërish në spital.
“Duket se ka pasur përsëri një goditje në tru. Ka shfaqur simptoma dhe do të më informojnë për zhvillimin e mëtejshëm të situatës,” ka deklaruar Darko Mladić.
Ndërkohë, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë ende nuk ka marrë një vendim për kërkesën e familjes dhe avokatëve të tij, të cilët kanë kërkuar lirimin për trajtim mjekësor në Serbia, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Gjendja e Mladić vazhdon të mbetet nën vëzhgim, ndërsa priten informacione të reja nga autoritetet për zhvillimet e mëtejshme.





