Rogert Sterkaj “ndërron profesion”? Finalisti i BBVA5 performon në klub nate

Posted by

Finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, duket se nuk po ndalet me deklaratat dhe veprimet që tërheqin vëmendjen në rrjet.

Pas komenteve thumbuese ndaj ish-banorëve, ai ka vendosur të provojë veten edhe në një fushë tjetër – atë të performancës në skenë.

Së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku Rogerti shihet duke performuar në një klub nate, duke krijuar atmosferë mes të pranishmëve.

Ajo që bie në sy është fakti se ai ka përdorur një nga hitet e Selin Bollati, këngë të cilën e kishte kënduar edhe gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së BBVA.

Pamjet kanë marrë reagime të ndryshme nga ndjekësit, ku disa e mbështesin për hapin e ri, ndërsa të tjerë e shohin si një tentativë për të qëndruar në qendër të vëmendjes pas përfundimit të spektaklit.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një eksperiencë e rastësishme apo një drejtim i ri në karrierën e tij.