Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka reaguar publikisht ndaj aludimeve që kanë qarkulluar për babain e saj, duke i mohuar kategorikisht ato.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ajo sqaroi se mungesa e tij në finalen e spektaklit ka sjellë shumë keqinterpretime, por realiteti është krejt ndryshe.
“Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg… është në pritje të dokumenteve,” u shpreh Selin.
Ajo tregoi se gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP ka komunikuar rregullisht me të atin, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë mbështetës dhe optimist për rrugëtimin e saj.
Gjatë intervistës, një moment i veçantë ishte edhe shfaqja e një fotografie të babait të saj në studio, ku ai shihej duke bërë gjestin viral të Selinit, duke sjellë reagime të shumta dhe atmosferë më të lehtë.
Deklaratat e saj kanë rikthyer vëmendjen te jeta private e fitueses, ndërsa ajo ka kërkuar që situata të mos keqinterpretohet më tej dhe të ndalen spekulimet.





