Selin kapet në koncert pa Gimbon në krah , ai reagon menjëherë!

Posted by

Mbrëmja e sotme u shndërrua në një festë të madhe muzikore, teksa Fifi mbajti koncertin e saj recital, duke mbledhur një numër të madh figurash publike dhe fansash.

Në mesin e të pranishmëve u panë edhe disa nga protagonistët e Big Brother VIP Albania 5. Fituesja e këtij edicioni, Selin Bollati, ishte e pranishme për të mbështetur artisten, e shoqëruar nga kunata e saj Greta dhe miku i afërt Shendrit.

Fotografitë dhe videot nga eventi tregojnë një atmosferë të ngrohtë mes miqsh, me shumë energji dhe momente të bukura gjatë performancave live.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e rrjetit ishte mungesa e partnerit të Selinës, DJ Gimbo. Për shkak të angazhimeve profesionale, ai nuk mundi të ishte fizikisht i pranishëm, por nuk mungoi “virtualisht”.

Gjatë një video live në Instagram të hapur nga Shendriti, Gimbo ndërhyri me një koment që u bë menjëherë viral: “O Shendrit ku e kom grun 😂”.

Ky moment u prit me shumë humor nga ndjekësit, duke shtuar një dozë argëtimi në një mbrëmje tashmë plot emocione dhe muzikë.

Koncerti i Fifit jo vetëm që solli performanca të fuqishme, por edhe momente spontane që bënë xhiron e rrjetit.